Rikthimi i reshjeve të dëborës ka sjellë edhe problemet e para të furnizimit me energji elektrike në Korçë. Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në 150 familje të fshatrave Cerje, Brozdovec, Mazrekë, si dhe në fshatrat që furnizohen me energji elektrike nga fidri i fshatit Rehovë.

Probleme të herëpashershme të furnizimit me energji elektrike ka patur dhe në fshatin turistik të Vithkuqit. Grupet e punës të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjine elektrike.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re