Skip to content

Rikthehen reshjet e dëborës, bllokohet rruga e Arbit

Temperaturat e ulta dhe rikthimi i reshjeve të dëborës kanë bllokuar bypassin e Murrizit në rrugën e Arbrit. Drejtuesit e mjeteve që ikin drejt Peshkopisë apo kryeqytetit do duhet përkohësisht të ndjekin rrugën alternative, atë të aksit rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

 

Megjithatë, po punohet për pastrimin e rrugës nga dëbore dhe normalizimin e situatës.

 

Policia Rrugore bën thirrje për kujdes të shtuar të drejtuesve të mjeteve gjatë përshkrimit të këtij aksi.