Skip to content

Rikthehen reshjet,… ja sa ditë do të zgjasë moti me shi

1567492790 moti2

Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe diell, tashmë duket se stina e vjeshtës do të sjellë uljet e para të temperaturave si dhe reshjet e shiut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë nisi në fillim me diell pastaj me shtim vranësirash, të cilat do të vazhdojnë edhe sot dhe në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash (lokalisht në relievet e larta kodrinore e ato malore do të shoqërohen edhe me rrufe).

Ditët e tjera të javës do të kenë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat  do të jenë prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu në formë shtrëngatash shoqëruar me rrufe në kohë afatshkurtër.

Sipas SHMU,  temperaturat ato do të kenë tendencën e rënies në mesditë, por në mesjava do të ketë përsëri rritje. Ndjesia reale do të jetë përsëri disa gradë më e lartë sidomos në orët e nxehta të ditës për shkak të lagështirës së lartë në ajër, e quajtur ndryshe  zagushi.

Për parashikimin në qytete të veçanta mund ti referoheni edhe tabelës bashkëngjitur:

5d6e08dab0d1bmoti%201