Rikthimi i reshjeve të dendura pritet të sjellë edhe probleme në qarkullim. Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes së tyre. Në disa zona të vendit reshjet kanë qenë prezente përgjatë pasdites të së shtunës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë edhe për rrëzim pemësh apo prezencë uji në disa akse, për shkak edhe të erës së fortë.

Policia njofton se ka shtuar prezencën e punonjësve në terren për të parandaluar aksidentet.

“Të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit”, thuhet në njoftim.

Shumë zona të vendit janë përfshirë nga moti i keq këtë fundjavë, ndaj apelohet për vigjilencë të drejtuesve të mjeteve.//

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re