Skip to content

Rikthehen seancat e KPK-së, kush është gjyqtarja që do të përballet me vettingun me 3 qershor

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të rifillojë punën, pas një periudhe ndërpjerje për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ky komisioni do ti rikthehet procesit të vettingut me datën 3 qershor, pas një shkëputje më shumë se dy mujore.

Seanca e parë dëgjimore do të nisë me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, që tashmë mban funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë.

“Subjekti: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj“, thuhet në njoftimin e KPK.