Dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me flakët që kanë përfshirë kurorën e maleve në Gjirin e Korintit në Greqi. Zjarri nisi në vendpushimi bregdetar Loutraki pasditen e së shtunës, por erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta në vendin fqinj, kanë shkaktuar përhapjen e flakëve.

 

Operacioni për shuarjen e zjarreve po vijon nga toka dhe ajri. Aktualisht 108 zjarrfikës dhe ushtria janë në gatishmëri.

 

Disa banesa dhe një azil të moshuarish janë evakuuar megjithatë autoritetet greke thanë për mediat se nuk ka rrezik për banorët.

 

Autoritetet shprehen se beteja me flakët është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

 

Megjithatë shqetësues mbetet numri i lartë i zjarreve në këtë zonë çka ka nxitur edhe nisjen e hetimeve për shkak të dyshimeve për zjarrëvenie të qëllimshme.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re