Dy motra në Rusi duket se nuk kanë qenë aq me fat, pasi u vetëvranë duke u hedhur nga çatia e pallatit“Balena Blu” është një ndër trendët më të frikshme që ka pushtuar internetin, duke u marrë jetën dhjetëra të vegjëlve.

Loja e frikshme rrezikoi edhe disa fëmijë në Shqipëri, por për fat të mire askush prej tyre nuk shkoi deri ne nivelin e fundit të lojës, e cila ishte vetëvrasja.

Maria Vinogradova, 12 vjeç dhe gjysmë-motra e saj, Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, dyshohet se u vetëvranë pasi po luanin lojën “Balena blu”.

Ato u hodhën nga kati i dhjetë në qytetin Ishevsk. Policia ka nisur hetimet.

Qindra fëmijë në Rusi janë pjesë e lojës famëkeqe, e cila shënjestron kryesisht fëmijët depresivë.

Nga ana tjetër, dy motrat raportohet të ishin natyrë depresive.

Njëra prej tyre ishte në krizë pasi mamaja e kishte kritikuar pse ishte në një lidhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re