Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit në lartësitë mbi 700 metër.

Rrëshajë ka pasur në segmentin rrugor Dardhë-Boboshticë, ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5-6 cm.

Ekipet kanë qenë në terren me borëpastruese dhe kanë bërë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Segmentet e tjera rrugore ne zonën e Korçës janë përfshirë nga reshjet e shiut, por kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re