Rikthimi i çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte tema e punta të së kësaj jave në emisionin “ngA Kalaja” në Fax News.
I ftuar në emision, avokati i njohur Altin Goxhaj u shpreh ndër të tjera se, ne si popull e kemi humbur detin paraprakisht sepse jemi dorëzuar para qeverive dhe partive kuislinge ku secila mundohet të jetë sa më joshëse përballë Greqisë.
“Nuk jemi në termat e diskutimit demokraci, transparencë, korrupsion. Që kur e nis bisedën tek tradhëtia kombëtare dua të kujtoj se shtetet më të fuqishme të botës dhe më të voglat janë prerë për këto copa tokash, për këto copa detesh. Që do të thotë, shtetet kanë një kosto kur luajnë më të tilla gjërash. Ti duhet të mendosh një batutë që ka thënë kryeministri serb Pashiç por që e ka përsëritur në një formë shumë interesante edhe Çubriloviç në 1937, që kur po flisnin për raportin gjeopolitik, në raport me shqiptarët dhe Jugosllavisë në atë kohë, Mbretërisë Jugosllave flasim, diskutimi ishte që këto probleme mund të ishin të vështira, dhe I merrte me rradhë shtetet, kur vinte te Shqipëria thoshte “për Tiranën nuk është problem. Me pak pare më shumë”. Ç’do të thotë? Të llogarisësh një shtet si Greqia, me këtë histori, me këtë luftë që ka në background-in e vet. Mos harrojmë shekulli 19, 20, 21. Këtë raport që ka me detin dhe do ta konsideroja si një nga superfuqitë botërore të ekspertizës detare, me një vend si Shqipëria që s’ka Haber në këtë. Ku nuk ekziston një kapacitet minimal ekspertize detare me një vend që i ka studiuar të vetët në vendet më të mira, është një vend që e do vendin e vet.
Ne nuk e kemi problemet tek diskutimet ndërkombëtare. Ne e kemi problemin komplet lokal. Ç’do të thotë? Ne kemi qeveri që zihen kush do e shesë më shumë. Dhe fatkeqësia jonë kombëtare është se kemi përballë qeveri që kush e kush është joshës për grekët”, tha ndër të tjera avokati.
“E kemi humbur detin paraprakisht sepse ne jemi dorëzuar si popull përballë qeverive dhe partive kuislinge. Ne jemi këtu duke diskutuar një temë që është supertemë. Po kush po e diskuton këtë temë, përveç këtu?”, vijoi më tej Goxhaj.
Emisioni i plotë:
Kliko KËTU
Më 16 dhjetor, një takim mes ministres së Jashtme Elisa Spiropali dhe atij grek Giorgos Gerapetritis në Athinë, pritet të hapë një tjetër derë të re bashkëpunimi mes dy vende fqinje.
Mediat greke raportojnë për përqendrim të diskutimeve mbi ‘çështjen e detit’, përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një dosje ende e pazgjidhur mes dy vendeve.
Ndërkohë, nga Tirana zyrtare nuk ka ende asnjë reagim.


