Skip to content

Rikthehet dëbora në juglindje

vlcsnap 2018 03 21 17h13m10s29

Reshjet e dëborës përfshinë juglindjen e vendit, kryesisht zonat malore të qarkut të Korçës. Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës shkon deri në 15 cm, ndërsa në Voskopojë e Lekas, 10 cm.
 
Aktualisht nuk ka probleme në qarkullimin e makinave. Vetëm ne disa segmente te shkurtra përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.
 
Por ndërkohë, disa fshatra kane pasur probleme me mungesën e energjisë. Sinoptikanët kane lajmëruar me shume reshje dëbore gjate ditës se enjte, edhe ne veri e verilindje.