Kjo mesjavë ja lë vendin Kupës së Shqipërisë me ndeshjet e turit të dytë. Vëmendje të veçantë merr derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana i rikthyer në fushë pas 9 vitesh. Bardheblutë po kalojnë formën më të mirë, këtë e tregojnë qartë dhe statistikat që ata kanë në ndeshjet e fundit megjithatë edhe nëndetësja blu nuk mbetet prapa pasi me projektin e ri mbetet skuadra me objektiva të mëdha. Në prag të ndeshjes, tekniku i Tiranës Orges Shehi u shpreh se djemtë e tij do të luajnë për të dyja fronet ndërsa vlerësoi historinë e klubit të Dinamos

ORGES SHEHI – TRAJNER I TIRANES”Duhet përqendrim dhe vlerësim maksimal duke parë historinë dhe cilësinë që ata kanë brenda. lojtarë që të bëjnë dëm në çdo moment. Shkalla e vështirësisë është njëjtë si me Dinamon si me çdo skuadër tjetër. Duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin për të bërë më të mirën. Favorit në letër unë mendoj se është një gënjeshtër sepse është historia brenda, është derbi, është kualiteti i lojtarëve, dhe kurrsesi nuk duhet të hyjmë si favorit.”

Edhe dy futbollistët bardheblu, Taulant Seferi dhe gardiani Visar Bekaj thanë se skuadra është përgatitur për të dhënë gjithçka në fushë .

AULANT SEFERI – FUTBOLLIST”Po kalojmë një formë të mirë. Por mendoj se ka gjithmonë vend për përmirësim. Sigurish derbi me partizanin ka një tjetër rivalitet por fundja një derbi mbetet me emocione ndryshe nga ato që ka çdo ndeshje tjetër. Objektivi im është të jem më i saktë përpara portës”

 VISAR BEKAJ- FUTBOLLIST” Nuk njohim fjalën frikë në skuadrën tonë. Ka skuadra të fortë , që luftojnë për titull por për asnjërën nga ato nuk kemi frikë. Tirana është klub i madh me histori dhe për këtë ne japim maksimumin gjithmonë”

Derbi-Dinamo- Tirana luhet këtë të mërkurë në orën 16:45 në “Air Albania”, ndërsa në duelet e tjera Partizani përballet me Besëlidhjen, Teuta me Korabin