Leku e ka nisur me rënie vitin 2024 duke humbur disa pikë kundrejt monedhave të huaja që prej datë 1 janar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, një euro është këmbyer me 104.71 lekë gjatë ditës së sotme duke fituar 0.79 pikë vetëm brenda 24 orëve.

Leku është zhvlerësuar me një ritëme dhe më të lartë kundrejt dollarit amerikan dhe paundit britanik.

Një dollar amerikan u këmbye me 95.98 lekë, kurse një paund britanik me 121.46 lekë.

Pavarësisht rikthimit të valutave gjatë këtij viti, në afatgjatë, leku paraqitet ende shumë i fortë në treg, kjo nisur nga një mori faktorësh, kryesisht të brendshëm që rrisin ofertën për euro në treg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re