Qershori do të jetë muaji i rikthimit për disa aktivitete kulturore.

Një ndër festivalet më të rëndësishme të artit pamor, ai i akuarelit, i cili mbledh artistët më të njohur dhe premtues në botë do të zhvillohet sikundër çdo vit, por këtë herë duke respektuar udhëzime strikte për shmangur grumbullimet.

Edhe në këtë edicion risitë nuk do të mungojnë,  por duket se këtë radhë kjo ekspozitë me veprat e mjeshtrave të kësaj gjinie i drejtohet së pari koleksionistëve.

Edhe festival i letërsisë për të rinjtë, do të zhvillohet për të 6-in vit radhazi.

Të rinjtë kanë sjellë punimet e tyre në prozë, poezi, ese mbi tematiken “Shpirti i një kryeqyteti”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re