Të gjithë e njohim Don Zhuanin e Molierit, djalin hipokrit, të pacipë, të shthurur që u vesh me të tilla veti për të goditur dhe per tu tallur me veset e shoqërisë së vitit 1665.

Asgjë s’ka ndryshuar edhe ne shekullin e 21; shoqëria vazhdon te jete hipokrite dhe vepra te mbese aktuale, per regjisorin dhe aktorin, Artan Imami,  qe do te jetësoje serish Don Zhuanin e famshëm, ne skenën e teatrit shqiptare.

 

ARTAN IMAMI

 

REGJISOR, AKTOR

 

“Vepra ngelet aktuale sepse ne jetojme ne nje situate ku hipokrizia eshte nje sëmundje shoqërore ku jemi anetar te se njëjtës shoqëri dhe e mbajmë fort njeri tjetrin dhe nuk guxon asnjeri te sulmoje anëtarin e bandës tone.  Mendonim se pas viteve ’90 hipokrizia do te ishte pak sa ne minorance,  por sot sa me lart te jemi ne nivelet e shoqërisë sonë aq me e shprehur eshte nje gje e tille. Une po them se nuk përjashtoj veten time nga kjo, por te pakten mundemi qe nëpërmjet nje vepre te bëjmë nje lloj autopastrimi. 

 

Veç skenografisë dhe kastit te aktoreve, asgjë s’ka ndryshuar nga Don Zhuani qe u ndërpre se shfaqur per publikun ne vitin 1996.

 

ARTAN IMAMI

 

REGJISOR, AKTOR

 

“Ne na rastisi qe ndërkohe qe ne gazmonim ne skenën e teatrit, rruget e Shqipërisë zhurmonin nga ngjarjet e 1997. Mua me kishte ngelur nje peng, megjithëse kjo është nje vepër qe duhet te ishte ne repertorin e teatrit. Qëllimi im është qe mos i tregoj publikut qe demek unë mund te beje çudira edhe mbi Molierin. Jo, unë kur vendos nje histori ne skene, e tregoj mundësisht ashtu si do donte ta tregonte autori per publikun.

 

Kjo vepër tragji-komike, me aktoren Luzia Xhuvanin ne rolin e Dona Elvires, bashkëshortes zemërthyer dhe te tradhtuar prej Don Zhuani,  Xhejni Fames ne rolin e Sganarelit shërbëtorit dhe bashkëpunëtor i te Zotit, dhe aktoreve te tjerë te rinj do te ngjitet ne skene e Art Turbinës ne 6 Mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re