Një rast i ri me Covid-19 është shënuar sot brenda ambjenteve të Spitalit Rajonal Berat, duke rikthyer sërish frikën dhe panikun mes bluzave të bardha dhe stafit mjekësor.

Një sanitare në Repartin e Infektivit në këtë spital, repart që përdoret edhe si “karantinë” për personat që kanë shenjat e Covid-19,është infektuar edhe vetë me Koronavirus.

Ajo kishte shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe përgjigjia e tamponit të mbërritur pasditen e djeshme ka rezultuar “pozitive”.

Menjëherë pas konfirmimit “pozitiv” të rastit brenda ambjenteve të Spitalit Rajonal të Beratit, është kryer dezinfektimi i plotë i dhomave të Repartit Infektiv dhe është bërë mbyllja e tij për një periudhë 2-javore. Po kështu, stafi i mjekëve dhe infermierëve të këtij Reparti është karantinuar, deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë mëngjesin e sotëm.

Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë 73 persona me Covid-19,ndërkohë që vetëm gjatë kësaj jave janë konfirmuar “pozitivë” 13 raste, që rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme. Që nga periudha e fillimit të pandemisë Covid-19 në qarkun e Beratit janë regjistruar vetëm 2 vdekje nga SarsCov-2./Balkan Web

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re