Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë për situatën në Partine Demokratike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Një vit pasi është larguar nga drejtimi i PD, Basha ka akuzuar Sali Berishën si përgjegjës për daljen e demokratëve me dy kandidatë.

 

LULZIM BASHA

 

ISH-KRYETAR I PD

 

“ Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. “

 

Komentet e Bashës për gazetarët kanë qenë të shkurtra, por ai ka konfirmuar se do të jetë aktiv në politikë e do të jetë pjesë e fushatës elektorale.

 

“Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”

 

Basha replikoi në distancë edhe me Sali Berishën, i cili i kërkoi të tregojë burimin e parave me të cilat është paguar firma amerikane e lobimit.

 

Edhe pse sipas gjykatës, Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike, vetë Basha prej 21 marsit të vitit të kaluar, kur dha dorëheqjen, është tërhequr nga politika aktive. Basha nuk ka zhvilluar asnjë takim publik me strukturat e Partisë dhe në parlament vjen vetëm në seanca të veçanta, siç ishte sot ajo për nder të presidentit austriak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re