Mbledhja e komisionit Rregullator të KQZ-së e parashikuar për tu mbajtur pasditen e sotme është shtyrë. Në takimin e sotëm pritej të diskutohej projektvendimi, ku parashikohet që kryeministri, ministrat dhe kryetarët e bashkive duhet të kërkojnë autorizon nga KQZ për aktivitetet publike.

Në një parashikim të Kodit të ri elektoral i rënë dakord në këshillin Politik, nga të gjitha palët, ndalon qeverinë katër muaj para zgjedhjeve të rrisë apo të ulë paga, pension apo të shpërndaje certifikata legalizimi. Projektvendimi ndalon promovimin në publik aktiviteteve të tilla si investimet ne infrastrukturë apo aktiviteteve të rindërtimit.

Përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare kërkojnë që krahas ndalimit të promovimin të aktiviteteve të ndalohet edhe  mbështetja duke nënkuptuar edhe mbështetje financiare. Pra 4 muaj para zgjedhjeve qeveria, të mos japë asnjë mbështetje financiare qofte edhe për projekte rindërtimi.

KQZ normalisht sipas parashikimeve  ligjore duhet të nxjerrë projektvendimi  përkatës pasi afati nis me 25 dhjetor. Por përplasja është në diskutim.

Mbledhja është shtyrë pasi nuk është arritur të dilet në një draft të përbashkët.

Njoftimi i KQZ:

Mbledhja e Komisionit Rregullator e parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme në orën 17:30, do të zhvillohet  ditën e Mërkurë, datë 23.12.2020 në orën 18:00.

Kjo shtyrje erdhi si nevojë për konsultime të mëtejshme nga Anëtarët e Komisionit Rregullator, për shkak të opinioneve dhe sugjerimeve të shumta që janë dhënë nga subjekte të ndryshme të interesuara, për projektvendimin “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.

Për shkak të kushteve të pandemisë mbledhja do të zhvillohet në platfromën “Zoom” dhe do të transmetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së http://ëëë.kqz.gov.al,​ si dhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.

Pune te mbare!

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re