Takimi i zhvilluar pasditen e së enjtes mes artistëve që kundërshtojnë prishjen e godinës aktuale të Teatrit dhe kryedemokratit kishte si qëllim bashkëpunimin mes tyre. Basha pas këtij takimi ka premtuar se do të mbështesë aktorët me t ë gjitha format duke nënkuptuar skenat e mbrojtjes fizike te ngjashme me vitin e kaluar së godinës për të parandaluar prishjen e objektit.

Basha u shfaq tejet i ashpër dhe paralajmëroi për luftë dhe ato që cilësohen si vija të kuqe.

Në deklaratën për mediat, pas takimit me aktorët, regjisorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, kreu i PD u shpreh se Teatri është vija e kuqe, dhe nëse do t’i vënë zjarrin Teatrit, atëherë populli do të mësyjë në Surrel dhe tek vilat e oligarkëve që janë përfitues të këtyre aferave.

Mësohet se kryedemokrati ka udhëzuar degët e PD-së së kryeqytetit për të qenë të pranishëm në mbrëmje pë ruajtjen e teatrit. Njoftimi është për të qenë të mbledhur në ora 20:30.

Me këtë urdhër të lëshuar nga Basha del kundër vendimit për gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku lëvizje është e ndaluar pas orës 17:30. Kjo gjë është zyrtare, por kohët e fundit nuk po zbatohet.

Tani mbetet për t’u vërtetuar nëse përpara teatrit do të jetë vetë kryedemokratit Basha, apo vetëm anëtarët e simpatizantët e PD-së të njësisë numër 4 në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re