Pas më shumë se 5 muajsh Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer nomralitetit, por jo për kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-krahun e tij të djathtë Gazment Bardhi, i cili sot mban postin e nënkryetarit në Rithemelimin e Berishës.

Edhe pse të ulëur ngjitur me njëri-tjetrin në ulëset e Kuvendit, Basha dhe Bardhi as nuk e kanë parë në sy njëri-tjetrin, por janë treguar indiferentë.

Agjenda e tyre duket se do të vijojë të jetë e ndarë deri në fund të kësaj legjislature. Ndërsa Bardhi nga vendi kërkoi që të rishiokohet votimi i ligjeve një javë më parë pasi nuk plotësohej kuorumi, Basha ju ka bërë thirrje Berishës dhe Ramës që të lënë mënjanë interesat personale dhe tu japin shqiptarëve një komision për Reformën Zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re