Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare më 29 Maj në orën 12:00.

Kuvendi do të rikthehet për herë të parë që pas mbylljes së tij për zgjedhjet e 11 Majit.

“URDHËROJ: Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.5.2025, ora 12:00”, thuhet në vendim.

Ndërkohë në të njëjtën ditë do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve që do mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” në orë:10:00.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të merret vendimi për:

Shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.

Raportin e monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian pë vitin 2024.

LEXONI EDHE: Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës! Çfarë parashikohet në agjendë

 

Vendimi:

URDHËR

Nr. 16, datë 22.5.2025

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 29.5.2025, ORA 12:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.5.2025, ora 12:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025 dhe 17.3.2025.
Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko