Pas më shumë se 10 vjet pa linjë të drejtpërdrejtë ajrore rikthehen fluturimet Athinë-Shkup. Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani udhëtoi nga Greqia ne Maqedoni me linjën direkte ajrore, pas takimit me zëvendës ministrin e punëve të jashtme Katrugalos. Osmani dhe numri dy i diplomacisë greke biseduan për zhvillimeve politike në të dyja vendet pas votimit në kuvendin e Maqedonisë te ndryshimeve kushtetuese qe i hapin rruge njohjes se Maqedonisë me emrin e ri.
“Suksesi i marrëveshjes së Prespës e radhit Greqinë si vend mik, mbështetja e së cilës është e madhe”,-tha Osmani pas takimit me zëvendës ministrin e jashtëm grek.



