Me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Pezës, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

 

Ky jubile do të kremtohet në Pezë me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme.

 

Bashkia e Tiranës ka menduar që festa të fillojë që në orët e mëngjesit. Nga ora 09-13.00 do të organizohen lojëra të ndryshme, shfaqje cirku etj.

 

Më pas do të ketë valle dhe këngë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe një panair artizanësh.

 

Pasdite, nga ora 19.00 – 24.00 do të fillojë koncerti muzikor me disa nga grupet muzkore më të mirë të momentit. Mbrëmja festive do të vijojë me Tok on Rock, për të vijuar me Piter Pan Band, DJ dhe Tre Musketjerët.

 

ProgramiParadite 09-13.00Qyteti i LojëraveCirkTeatri KukullaveXhiro me kuajFytyra me flamurVeterani rrëfenKaladibrançe

SportVoleyBasketMinishahMos u Nxe

Chill Out Zone

09.30 Rite dhe Ritme nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve PopulloreSolistë, valltarë, orkestrinaArt nga Artizanë – panairQoshku i shijes

– Pasdite ora 19.00 – 24.00Tok on Rock

– Piter Pan Band, DJ– Tre Musketjeretkoncert– Chill Out Zone– Zjarre Partizane– Shije dhe Pije

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re