Arbana Osmanin dhe stafin e programit ‘Dua të të bëj të lumtur’, nuk do i shihni  në studiot e ‘Top Channel’, por live nga Thethi. Të gjithë ata që jetojnë afër, ose kanë dëshirë të dalin në xhirimet e programit, mund ta bëjnë duke marrë pjesë në datën 26, live nga Thethi me ekipin e emisionit më të ndjekur në vend.

Arbana Osmani me ane të një posti ne Instagram i ka ftuar të gjithë për t’ju bashkuar ekipit në xhirime. Ajo gjithashtu tha se: ‘Dua t’ju them se nëse jeni rastësisht aty, apo nëse doni të merrni pjesë në promon e emisionit tuaj të preferuar, jeni të mirëpritur.”

Ndërkohë që spoti i vitit të kaluar u xhirua në Vermosh, dhe padyshim ishte tepër interesant ndërsa zgjedhja e këtij viti ishte Thethi, një vend me bukuri të veçantë.

Nëse keni dëshirën për t’u shfaqur në promon e programit, mund ti bashkoheni ekipit në datë 26, ora 12.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko