Kampionati më i dashur për shqiptarët Seria A rikthehet sot pas një shkëputje nga botërori dhe pas pushimeve të festive te fundvitit. 10 ndeshje mjaftë interesante do të transmetohen ekskluzivisht në Tring.

Të parët që do të zbresin në fushë janë kampionët e Milanit të cilët do të luajnë me Salernitanën në orën 12.30. Kuqezinjtë renditen të dytët me 33 pikë 8 me pak se kryesuesi Napoli dhe do të kërkojnë me patjetër fitoren. Kuqezinjtë vuajnë disa mungesa për shkak dëmtimesh. Messias, Orig, Alessandro Florenzi si dhe Ibrahimoviç nuk do të jenë në gjendje të luajnë këtë ndeshje.

Gjithashtu po në të njëjtin orar Sassuolo do te përballet me Sampdorian. Ndërkohë më vonë Spezia do të presë Atalantën, Torino-Veronën, Roma-Bolonjën, ndërsa Lazio do të ndeshet me Leccen.

Sfida më e shumëpritur është padyshim ajo në San Siro mes Interit dhe Napolit. Zikaltirt aktualisht ndodhet në kuotën e 30 pikëve, 11 pikë larg Napolitanëve.

Skuadra e Inzagit do te luftoje me ne krye Lukakun i cili pas 4 muajsh u rikuperua dhe u rikthye në formacion.

Nga ana tjetër, Spalletti do ta nise me Kvaratskhelia dhe Osimhen për të rifilluar garën drejt ëndrrës së tyre.

Megjithatë Inzagi do të bëjë të pamundurën pa prezencën e Brozoviç në fushë për të luftuar me njerëzit e Spallettit deri në fund. Ndërkohë sfida tjetër e mbrëmjes është Udineses-Empoli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re