Skip to content

Rikthehet shiu, nesër dhe pasnesër reshje me intensitet/ Ja qarqet më të rrezikuara

Reshjet e shiut janë stopuar në të gjithë vendin gjatë orëve të fundit, duke sjellë një përmirësim të kushteve të motit, por edhe reduktim të zonave të përmbytura.

Por çfarë parashikon Instituti i Gjeoshkencave për dy ditët në vazhdim?

Dita e mërkurë do të sjellë reshje herë pas here në formën e rebeshjeve në të gjithë territorin shqiptar, të paktën deri në orët e mesditës, ndërsa pasditja do të sjellë një rënie të lehtë të intensitetit të reshjeve.

Edhe dita e enjte mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi kryesisht reshje në formën e rebeshit.

Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra.