Është luajtur në tre ditë java e 28 e Kategorisë Superiore me rezultate interesante. Në kryendeshjen e javës,Skënderbeu rikthehet duke arritur një fitore të madhe në Vlorë ku do të rikthehet ndeshjen e kthimit për gjysëmfinalen e Kupës. Vllaznia arrin një fitore të thjeshtë ndaj Lushnjes dhe tashmë distanca me Teutën është tre pikë në pritje të ‘’finales’’ së javës së ardhshme.

Ndërsa lufta për vendin e dytë është spostuar tashmë mes Kukësit dhe Partizanit. Verilindorët fitojnë me vetëm një gol në Kamëz duke future skuadrën vendase në krizë. Ndërsa me tre gola të shënuar Partizani e heq nga lista e ‘’maces së zezë’’ Laçin.

Vllaznia 4-0 Lushnja

Shënues: Sukaj 6’, 46’, Ribaj 15’, Pusi 82’

Ndeshja nis shpejt me gola për Vllazninë që shënon dy gola të ngjashëm me sulmuesit Sukaj dhe Ribaj dhe shkodranët e gjejnë veten në avantazh të dyfishtë brenda 15’ minutash. Por goli kopertinë vjen në fundin e pjesës së parë kur Sukaj me një goditje të fortë dhe të saktë nga më shumë se 50m gjen një supergol duke përfituar edhe nga dalja e Spahos.

Në pjesën e dytë ka kohë edhe për golin e parë me fanellën e Vllaznisë për të riun Pusi që kompleton ‘’pokerin’’ dhe me Lushnjen që tashmë humbjen e ka kthyer në institucion, Vllaznia merr frymë lirisht deri në javën e ardhshme kur udhëton në Durrës.

Luftëtari 0-0 Teuta

Shënues: S’ka

Është mbyllur pa gola sfida në Gjirokastër dhe Teuta ia del të merr pikë aty ku kanë humbur edhe skuadrat e kreut. Ndeshja ka qënë e  luftuar dhe të dy skuadrat kanë patur mundësitë e tyre për të shënuar. Tek Luftëtari kishte mungesa ajo e Abazaj mbi të gjitha dhe Shkurtaj ka marrë përsipër ofensivën gjirokastrite. Por edhe ai ka gabuar rastet e veta njësoj si edhe Hila apo Latif për Teutën. Përballë Vllaznisë është momenti kur Teuta duhet të tregoj forcën e vet për ta balancuar luftën për mbijetesë.

Laçi 0-3 Partizani

Shënues: Kardozo 51’, Abdurrahmani 85’, Progni 88’

Në tre ndeshjet e para ndaj kurbinasve, Partizani kishte grumbulluar vetëm një pikë dhe ka gjetur sfidën e djeshme për të ‘’shfryrë’’ inatin e kuq mbi Laçin. Pavarsisht mundësive që kanë patur të dy skuadrat pjesa e parë është mbyllur e bardhë me asnjë nga skuadrat që t’ia dalë të shënoj.

Por nisja e pjesës së dytë solli edhe golat i pari që shënon është Kardozo ndërsa dyfishimi vjen Abdurrahmanin, i cili e nisi nga stoli. Ndërsa për të mbyllur ndeshjen vjen edhe goli i Prognit. Tashmë shpresat për vendin e dytë janë më gjallë se kurrë.

Kamza 0-1 Kukësi

Shënues: Kale 6’

Një gol i shpejtë i brazilianit Elton Kale që në minutën e 6’ vendos sfidën. Më pas Kukësi mendoj të mbrohet ndërsa sulmet e Kamzës u ndalën jo vetëm nga mbrojtja dhe portieri por edhe shtyllat, të paktën në dy raste.

Madje Kamza akuzon edhe gjykimin pasi u mungon në apel edhe një penallti. Pas ndeshjes Kamza është përfshirë në kaos dhe tashmë po përflitet edhe një largim i Ramazan Ndreut nga stolid he tashmë Kamza rrezikon të hyj plotësisht në garë për mbijetesë.

Flamurtari 0-3 Skënderbeu

Shënues: Soue 1’, Dita 12’, Gavazaj 48’

Skënderbeu këtë ndeshje e kishte fituar që në dhomat e zhveshjes me dy skuadra që u sollën ndryshe nga ndeshja e mesjavës. Soue shënon pa u mbyll 60’’ sekondëshi i parë falë kombinimit me Xhejms. Por edhe dyfishimin vjen shpejt për korçarët falë goditjes nga brenda zone të Ditës.

Për ta mbyllur këtë takim vetëm në fillimin e pjesës së dytë është Gavazaj që shënon një super gol pas një inkursioni nga mesfusha dhe tani Skënderbeu qetëson edhe njëherë diferencën me të tjerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re