Uefa Champions League rikthehet sonte në Tring me duelet e para të fazës së 1/8.

 

Një nga dy sfidat e mbrëmjes është ajo e “San Siros”, Milan-Tottenham.

 

Kuqezinjtë shpresojnë shumë që suksesi 1 me 0 ndaj Torinos në kampionat, të ketë qenë pikë kthese pas një serioze rezultatesh negative radhazi.

 

Pioli do të konfirmojë rreshtimin 3-4 – 2-1, ku e reja më e madhe është rikthimi i Tomorit në mbrojtje pas dëmtimit.

 

Në sulm Leao dhe Diaz në mbështetje të Zhiru. Mungesa më e madhe është ajo e Benaser.

 

Ndërkohë tek Spursat e Kontes, dy mungesat e mëdha janë Bentankur dhe Hojbjerg. Fatmirësisht konte rikuperon Romeron për mbrojtjen.

Tottenham ka pësuar 3 humbje ne 5 takimet e fundit ndaj kjo sfidë në “San Siro” është një përplasje mes dy ekipeve që e kërkojnë shpëtimin tek Championsi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re