Ditën e dielë (5 maj) do të rikthehet dita pa makina në kryeqytet. Bashkia Tiranë raporton se kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, si edhe për të bërë një jetë më aktive.

Në qendrën e Tiranës do të organizohen aktivitete nga bashkia, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

“Rikthehet “Tirana pa Makina”. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera.

Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re