Rikthehet sërish pas një pause prej dy muajsh vettingu në sistemin e drejtësisë.
 
Pritet që seanca e parë KPK, në këtë sezon do të jetë  javën e ardhshme, me 3 tetor ora 09:30, ku do të zhvillohet seanca dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.
 
Gjyqtari është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari.
 
Pritet që gjyqtarin Jangulli do t’i nënshtrohet Vettingut për tre komponentë pasurinë, kriterin moral dhe aftësitë profesionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re