Kryetari i Partisë, Demokratike Lulzim Basha ka bërë të ditur se do të rikthejë Ministrinë e Integrimit Evropian. Deklarata e Bashës u bë gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Kryedemokrati Basha u shpreh se kjo ministri do të jetë një institucion kyç dhe shprese e vullnetit politik.

“Hapi i parë do të jetë rikthimi i Ministrisë se Integrimit Europian si një Ministri kyçe, si një institucion kyç, shpresë i vullnetit politik dhe struktura të plota të cilat do të përfaqësojnë elitën e administratës publike shqiptare”, tha ndër të tjera Basha.

Lulzim Basha u shpreh se rruga e integrimit evropian garanton investitorë, vende pune, mirëqenie.

“Rruga e integrimit europian garanton investitorë, vende pune, mirëqenie. Sot po përfitojnë qytetarët e vendeve kufitare, nesër do të përfitojë çdo shqiptar. Më 25 prill është dita që të fitojë Shqipëria. Më 25 prill është dita që të fitojë vokacioni i shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re