Politologu Blendi Kajsiu thotë se ish-kryedemokrati Lulzim Basha e ka të vështirë rikthimin në krye të Partisë Demokratike, edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që rrëzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për vulën.

Në një intervistë për Abc News, Kajsiu u shpreh se Basha nuk i frymëzoi demokratët dhe nuk ishte një lider real.

Ndër të tjera, Kajsiu nënvizoi se Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike për interesin e tij personal.

“Natyrisht, Basha nuk e ka marrë peng sepse ai është dorëhequr. Unë e shikoj të vështirë rikthimin e tij. Është një lider që nuk i frymëzoi demokratët, nuk kishin besim. U mbajt aty prej vetë Berishës dhe u rrëzua me lehtësi po nga vetë Berisha që e vuri. Pra, nuk ishte një lider real sepse nuk u prodhua nga një garë reale. Pengmarrja deri tani bëhet vetëm nga zoti Berisha sepse ai e ka futur në funksion të interesit të tij dhe të hallit të tij personal, të gjithë Partinë Demokratike nëpërmjet një shumice të ngrirë. Është një shumicë që nuk ndryshon në 30 vitet e fundit dhe është një shumicë që kurrë nuk do të ndryshojë përsa kohë zoti Berisha të jetë aty. Zoti Berisha nuk krijon garë, nuk lejon gfarë në Partinë Demokratike”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re