Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi në një intervistë për Panorama Tv tha se rikthimi i ish-kryetarit Lulzim Bashës, vjen pasi ky i fundit nuk ka dhënë kurrë një dorëheqje ligjore.

murrizi

Murrizi tha se PD u mbajt peng në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi dhe vendosja e  Enkelejd Alibeajt në krye të partisë ishte një eksperiment i dështuar në 32 vite, dhe se firmën e dha Basha.

Pjesë nga biseda:

Lidhur me rikthimin e mundshëm të ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha ai tha se ky i fundit nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje pasi nuk ka asgjë të firmosur në mënyrë ligjore dhe se Enkelejd Alibeaj ka qenë i komanduar me firmën e tij.
Dorëheqja e Bashës duhet të vinte me një dorëheqje ligjore.

Pse u rikthye?

Nuk e di kur është rikthyer dhe kurrë jo. Nuk i ka rënë ndërmend për PD. Është estradë e njerëzve që nuk janë të lirë, nuk duhet të them se janë pengje të Ramës. Takimi i tij me Ballën është turp, nuk besoj se janë të dashuruar dhe të takohen fshehurazi, mund ta bënin haptazi. Nuk ka asgjë që të takohet me kë ka qejf, por takimi në hotel fshehurazi mban errë të pisët dhe është Pazar. U takuan për të grabitur vulën e PD-së.

A u mbajt peng PD në këto zgjedhje?

Patjetër u mbajt peng, nga shteti dhe pushteti dhe diplomacitë e huaja. Çfarë rrezikut i kanoset Alibeajt me 3 roje, çojë të blerë domate po i tha njeri si je. Nga kush ruhet dhe kujt i ka bërë dëm, që i rrezikohet jetë. Eksperiment i dështuar në 32 vjet. Ishte estradë, Alibeaj ka qenë në punë me firmë të Bashës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re