Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar ecurinë e zgjedhjeve të 14 Majit në ABC News, tha se rikthimi i Lulzim Bashës në PD do nuk do prodhonte asgjë pozitive për demokratët.
“Një humbës i 14 majit dhe do t’i rikthejmë në krah humbësin e 5 apo 6 zgjedhjeve të tjera rresht. Rikthimi i Bashës, bën bashkë dy humbës. Nuk prodhon një fitues. Problemi më i madh në PD është i treti. Nuk po them se nuk do të ndodhë, po them nuk duhet të ndodhë. Dy humbësa nuk zgjidhin gjë.
Edi Rama i ka mundur zhurmshëm që të gjithë këta nëse kjo konfirmohet. Është një humbje që nuk mund t’i atribuohet vetëm degradimit të njërit. Nëse ky rezultat konfirmohet kombëtarisht dhe jo në tre bashki, nuk mund të them që fituesi të thotë e humbi ai përballë se unë nuk fitova asnjë gjë.”, tha ai.