Në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika.

 

Në fjalën e tij ai shtoi se me këtë ligj, lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Ai ka kërkuar nga ligjvënësit të rikthehen kompanitë që kanë qenë në mënyrë që nisma e qeverisë të mos dështojë.

 

‘Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’, tha Shyti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko