Besnik Mustafaj i cili ishte një nga anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ka komentuar rikthimin e Eduard Halimit në Partinë Demokratike, duke iu caktuar një rol për mbikqyrjen e krimeve zgjedhore.
Mustafaj thotë se ky është një lajm i mirë nga PD dhe e vlerëson Halimin si një nga juristët më të mirë që vendi ka pasur.
Postimi i plotë:
Nga mediat sapo mesova se Eduard Halimi eshte rikthyer ne strukturat politike te Partise Demokratike duke marre madje nje pergjegjesi te rendesishme. Per mua si demokrat, bashkudhetar i PD-së qysh diten e themelimit te saj, ky lajm eshte shume i gezueshem lidhur me fushaten zgjedhore qe po fillon.
Eduard Halimin e njoh mire. Ka shume cilesi qe vleresoj ne personalitetin e tij. Eshte pa dyshim nje nga juristet me te mire qe ka Shqiperia sot. Nje nga betejat e medha, ku ka spikatur, eshte pjesemarrja ne grupin nderkombetar te avokateve te Bechetti – t në betejen ligjore kunder Edi Rames, beteje qe u fitua, siç dihet, nga klienti i tij.
Por nuk eshte rasti ketu te bej biografine e tij. Pare vetem ne lidhje me fushaten zgjedhore, do te theksoja se Eduard Halimi ka nje aftesi, qe rralle jurist e ka, per te synuar piken e ekuilibrit, ku takohet jurispridenca me politiken. Me duket me rendesi te madhe kjo qe po them. Gjate pervojes time në politikë kam njohur shume juriste te afte në vetvete, te cilet e mbivleresonin dijen juridike duke perçmuar dijen politike ne procesin e ndertimit te shtetit ligjor.
Kjo do te thote ta shohesh shtetberjen si çeshtje te teknikes legjislative. Gabim. Siç kam pare edhe shume politikane te zellshem, te cilet e shihnin shtetformimin si mision te tyre, duke perçmuar keshtu dijet juridike dhe rolin e juristeve ne kete proces fort delikat. Edhe ky eshte gabim.
Eduard Halimi, pra, e ka vetedijen dhe aftesine t’i shkrije ne një punen e politikanit me ate te juristit, duke na dhene aliazhin qe na nevojitet sidomos tani, pas deformimeve te medha, qe kane pesuar institucionet e shtetit dhe legjislacioni nen qeverisjen abuzive te Edi Rames. Urime Partise Demokratike! Urime Eduard Halimit!
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
