Skip to content

Rikthimi i LSI për koalicion me Ramën, Kryemadhi: Vetëm nëse jam e çmèndur!

Opozita do të bashkohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi është realizuar një marrëveshje mes partive më datën 23 prill. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi se koalicioni me PD është definitive dhe zeron mundësitë që të ketë aleancë me PS. Madje sqaron se vetëm “nëse çmèndet” mund të ketë rikthim tek Rama.

Pjesë nga biseda
Fevziu: Marrëveshja juaj me PD është definitive?; Kryemadhi: Është definitive dhe për këtë janë njohur  të gjitha strukturat e partive.; Fevziu: Pra ju si LSI do shkoni me PD dhe nuk keni ndonjë shans të riktheheni  tek Rama në ndonjë koalicion të mundshëm?

Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmèndur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën. Por unë shquhem si njeri që e mbaj fjalën. Një nga vështirësitë e mia më të mëdha është që po e dhashë fjalën i qëndroj deri në fund, qoftë edhe me kosto personale.

Fevziu: E mundni Ramën të gjithë bashkë?; Kryemadhi: Sigurisht, është në  minorancë. Është superminorancë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb