Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur rikthimin e mjekut Ilir Allkja në detyrë, gjë të cilën e paralajmëroi vetë në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Meta shprehet se asnjë shqiptar nuk është i tepërt dhe se është më mirë një kritikë më shumë se një i sëmurë më shumë duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për shëndetin e çdo qytetari.

Tri ditë më parë mjekut i Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, u shkarkua nga detyra pasi denoncoi mungesën e veshjeve të posaçme për personelin shëndetësor që të mbroheshin nga COVID-19.

STATUSI I PRESIDENTIT META

Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 17 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re