Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se Lulzim Basha nuk mund të ç’lirohet për t’u future në garë, nëse nuk bën transparencë mbi të shkuarën.

zklkkk

Komentet Topi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se Basha duhet të tregojë të vërtetat për bashkëjetesën me Berishën, në kohën e vendimmarrjeve të mëdha.

“Fusha është demokracia, janë ndryshimet kushtetuese që këta në mënyrën më mizerabël i shkatërruan. E kthyen Shqipërinë nga republikë parlamentare në republikë kryeministrore. I lanë institucionet e tjera në mëshirë të fatit. Pra është një e keqe e jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të sistemit politik.

Sa që rruga e vetme më ka thënë një mik, duhet të shkojmë edhe njëherë në monizëm që të vijnë njerëzit të shkallmojnë. Këta janë ish-komunistë capitalist. Lulzim Basha ka qenë në binom me Berishën. Lulzim Basha duhet të jetë transparent, nuk mund të çlirohet ai për t’u futur në garëm nëse nuk do të bëjë një rrëfim para publikut, për bashkëjetesën në kohën e vendimmarrjeve të mëdha politike”, tha Topi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re