Në qeverinë “Haradinaj” besohet se Rama kësaj here do e merr në konsideratë dhe mendimin e palës kosovare, mbi kuotën e tarifimit të Rrugës Kombit. Edhe pse ajo hyn në fuqi me 17 të javës tjetër, sigurisht me tarifën e përcaktuar, 5 euro për automjetet e vogla dhe 20 për ato të tonazhit të rëndë, qeveritarë nga Prishtinë thonë se tarifkat do e kalojnë një diskutim në mbledhjen e nëntorit mes dy qeverivë, e cila do të zhvillohet në Pejë.

Ka qenë zv.ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili tha se bizneset dhe qytetarët kosovarë po ankohen tarifim të lartë, ndaj dhe dhe “me siguri do të jetë temë diskutimi për arsye se kemi ankesa nga transportuesit tanë, do të kemi ankesa edhe nga qytetarët individualisht sepse taksa prej 5 euro, në dy drejtimet 10 euro, do të ndikojë në xhepin e qytetarëve. Dhe çka është më e keqja alternativë, nuk ka një rrugë tjetër e cila do të ishte pa pagesë”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

Në gjykimin e tij, tarifa nuk do duhej të ishte më shumë se 2 euro për qytetarët e thjeshtë dhe 5 euro për transportuesit e mallrave për një drejtim.

Kur pagesa nisi në mars, e ndëprerë më pas për shkak të protestave në Kalimash, ministri Pal Lekaj ishte më i zëshmi në ankesën ndaj qeverisë së Tiranës, me pretendimin se ajo nuk ishte konsultuar me të. Argumenti i Ramës ka qenë se rruga është e territorit shqiptar dhe i takon vetëm qeverisë shqiptare të vendos. Nuk mund të negociojë qeveria greke me atë shqiptare, meqë shqiptarët lëvizin gati masivisht në Greqi, për tarifimin e rrugëve të saj – ishte restoja e Ramës në gjykim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re