Irani filloi të prodhojë avionët luftarakë Kowsar, tha televizioni shtetëror, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara janë në rritje pas rifutjes së sanksioneve kundër Teheranit.

“Së shpejti do të kemi sasinë e kërkuar që do të vendoset në shërbim të forcave ajrore”, tha ministri i mbrojtjes Amir Hatami në një ceremoni të shtunën, ku nisi dhe prodhimi.

Ceremonia u transmetua nga televizioni kombëtar i Iranit.

Duke kundërshtuar marrëveshjen për kufizimin e programit bërthamor të Iranit të arritur në vitin 2015, presidenti Trump po përpiqet ta fusë në kolaps ekonominë iraniane të varur nga eksportet e naftës dhe ta detyrojë Teheranin që të anullojë jo vetëm programin bërthamor dhe programet balistike, por dhe mbështetjen e dhënë në Siri, Jemen, Liban dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Irani thotë se Kowsar është 100 për qind prodhimit të brendshëm dhe mund të pajiset me lloje të ndryshme armësh për t’u përdorur në misione mbështetëse ajrore.

Disa ekspertë besojnë se avionic është kopje e  F-5 amerikane, i cili është prodhuar për herë të parë në vitin 1960.

Air Force e Iranit përbëhet nga dhjetra “gjuetarë” të prodhimit rus apo amerikan, të blera para revolucionit të vitit 1979.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re