Skip to content

“Rikthimi” i SHBA në Ballkan, Pompeo viziton Podgoricën dhe Shkupin

pompeo.mike1 .epa 0

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore si pjesë e një turi nga 1-6 Tetor, ku do vizitojë më pas Greqinë dhe Vatikanin, për një takim me Papa Françeskun.

Në të dy vendet e Ballkanit, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, do të theksohet mbështetja e SHBA për zgjidhjen e problemeve mes fqinjëve, përfshirë marrëdhëniet Serbi-Kosovë.

Ai shtoi se është e qartë se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në këtë drejtim dhe se ata duan të shohin përparim, dhe se Marrëveshja e Prespës ka treguar që diçka është zgjidhur që shumë mendojnë se nuk do të zgjidhej kurrë.

Zyrtari në fjalë tha se SHBA. mbetet shumë e angazhuar dhe e përqëndruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është strategjikisht i rëndësishëm, gjë që tregohet dhe nga vendimi për emërimin e një Përfaqësuesi Special për rajonin, siç është Matthew Palmer.