Komision Evropian, si në qendrën e tij në Bruksel ashtu dhe me ambasadorin në Tiranë ka folur në një zë mbi vendimin e Parlamentint të Holandës për rikthimin e regjimit te vizave me Shqiperine.

 

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud, ka theksuar se Komisioni Europian është në dijeni për votimin e parlamentit holandez, por nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim.

 

“Komisioni eshte njohur mbi vendimi e Parlamentin Holandez dje, por ka nje procedure specifike kur flitet per pezullimin e levizjes se lire. Dhe deri me sot nuk kemi marre asnje kerkese nga vendet anetare per  pezullimin e regjimit te levizjes se lire, per asnje nga vendet qe perfitojne nga ky mekanizem. Padyshim qe nese do mberrij nje njoftim i tille, Komisioni do ta analizoje me kujdes dhe do vendosim cilat do jene hapat qe do duhen te merren, duke analizuar te gjitha te dhenat dhe duke marr parasysh te gjitha rrethanat.”

 

Luigi Soreca sqarojë të gjithë etapat që ndiqen në raste të tilla, duke siguruar dhe njeherë se asgjë nuk ka ndryshuar për shtetasit shqiptar.

 

“Eshte shume e rendesishme per te nenvizuar dicka tjeter qe vet Qeveria Holandeze ne debatin qe pati ne Parlament nuk eshte shprehur qe nuk ka nje lidhje te qarte ndermjet levizjes pa viza dhe krimit te organizuar. Prandaj do duhen te dhena dhe statistika ne menyre qe te provojet kjo lidhje qe nuk eshte provuar ende. Asgje nuk ka ndryshuar deri me tani. Vijon udhetimi pa viza ne vendet e zones Schengen. NE ftojme Shqiperine dhe qeverine holandeze qe te vijojne bashkepunimin e tyre ne keto fusha kaq te rendesishme sic eshte krimi i organizuar dhe migracioni i palighshem.”

 

Ne Bruksel zedhenesi i Komisonit Evropian, Carlos Martin Ruiz de Gordejuela u pyet dhe nëse ky vendim ndikon në vendimin për hapjen e negociatave per Shqipërinë.

 

“Nuk kemi asgje per te shtuar per kete. Ne po punojme mbi Raportin e Zgjerimit, i cili do te jete i disponueshem kete pranvere dhe atje do te shihni. Ne kete moment nuk kemi asgje per te shtuar.”

 

Qendrim i cili u perforcua dhe nga ambasadori Soreca ne Tirane, i cili nenvizoi se jane dy procese teresisht te ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re