Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka quajtur kriminale rikthimin në detyrë të mësuesit të dënuar për pedofili dhe ngacmime seksuale.

Zhupa kërkon të merren masa kontrolli, pasi së fundi po ndodhin raste të tmerrshme me abuzimin ndaj fëmijëve.

“Kriminale sjellja e institucioneve arsimore në pranimin e një mësuesi me rekorde si i dënuar për pedofili dhe ngacmime seksuale.

Ndërkohë që çdo ditë po dëgjojmë raste të tmerrshme me abuzimin me fëmijët, të tilla vendimarrje janë shenja e pastër sa seriozisht e kanë në parandalimin e këtyre ngjarjeve monstruoze! Ministrat nuk kanë detyrë të shprehen thjesht keqardhje kur ndodhin rastet por të bëjnë punën e tyre që ti shmangnin abuzimin me fëmijët.

Si deputete, anëtare e komisionit të edukimin kërkoj publikisht nga ministria e arsimit të marr masa për largimin e tij nga puna në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” të qytetit të Beratit. Si dhe të marr masa kontrolli që asnjë me këto rekorde të mos jetë aktualisht i punësuar në shkollat e fëmijëve shqiptar dhe mos ketë asnjë mundësi punësimi në të ardhmen”, ka shkruar Zhupa në postimin e saj në rrjetet sociale

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re