Skip to content

Rikthimi në krye të PD, Berisha: I qëndroj deklaratës për rikthim si lider

Duke folur për gazetarët pas votimit, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit.

Ndërsa, i pyetur  nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Sali Berisha tha se është konsistent në deklaratat e tij.

“Të marrim pjesë sa më në këtë proces votimi…Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre.

Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.”