Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka cilësuar vendimin për rikthimin nga e para të çështjes, si padrejtësi.

Ai tha se po luajnë me jetën e tij dhe se ka punuar më shumë se të gjithë ministrat të marrë së bashku.

“Nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 viteve histori do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi.

Mua realisht nëse ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet kështu gjykatave më vjen ndot dhe turp për deturat që kam mbajtur, nëse ka dhe një shqiptar  të dytë.

Total ishte pakuptimtë për mua që kjo histori të vazhdojë 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shumë jepet kuptim nga ju se ajo që unë dua të them. Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërish për të shkuar përpara deri në fund. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para.

Gjykata e Lartë nuk ekziston, gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit.

Zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

Cdo javë i dërgoja presidentit të emrave të gjyqtarëve që shkelin më parë ligjin, kur drejtoja ministrinë e Brendshme. nuk kam bërë kompromise në kurriz të askujt, nëse kjo do kthehet mbrapsh unë prap në këmbë do jem.

Me Vetting janë gjyqtarët që më gjykojnë, më intereson drejtësia, kam luftuar edhe pse kam bërë gabime. Jam të drejtë atyre që më paragjykojnë pse nuk futem në burg, ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj”, tha Tahiri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re