Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rikthimin e tij në politikë si një thirrje kundër pushtetit aktual.

 

Në një intervistë në emisionin Spotlight në Vizion Plus, Berisha tha se opozita sot po drejtohet nga qytetarë dhe njerëz të thjeshtë.

 

“Që nga 92 deri më sot kjo është fushata e parë që nuk marrin rroga në shtet por vijnë vullnetarisht. Kundërshtari im merr punonjësit me detyrim.

 

Në krye të opozitës tani janë opozitarët që nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin. Rikthimi nuk është rregull, por është thirrje”.

 

Berisha më tej shtoi së kjo është hera e parë në 32 vite demokraci që opozita nuk përfaqëson asnjë institucion.

 

“Opozita gjithmonë në këto 32 vite ka pasur institucionet që i ka drejtuar. KQZ, KLSH, kurse klëtë herë të gjitha pushtetet janë të një partie, të një njeriu që nuk zbaton kushtetutë, normë dhe parim. Një njeri që tërhiqet mbi bazën e dëshirave të tij patologjike. Një kryeministër që shkon nga sheshi në shen dhe u thotë qytetarëve po nuk më votuat nuk keni asnjë para.

 

E thotë sepse e di që drejtësia nuk i thotë gjë, Parlamëntin e kontrollon vetë”.

 

Berisha akuzoi kryeministrin Rama si njeriun që shkel Kushtetutën dhe nuk zbaton asnjë normë ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re