80 qendra shëndetësore ne te gjithë vendin do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Gjate inspektimit te punimeve ne poliklinikën numër 10 ne Tirane, ministria e shendetesise Ogerta Manastirliu tha se përmes investimeve ne këto qendra do te përmirësohet ndjeshëm edhe shërbimi.
 
Vetëm ne kryeqytet  9 qendra shëndetësore jane ne proces rikonstruksioni, ndërsa punimet do te shtrihen edhe ne poliklinikat e qarkut te Tiranës.
 
Qendrat shëndetësore jane hallka e pare e sistemit shëndetësor qe presin pacientet. Sipas problematikave te tyre, mjeket e familjet ndjekin sistemin e referimit, duke i orientuar pacientet tek specialistet dhe qendrat universitare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re