Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka komentuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste të zhvilluar ditën e sotme, ku është shprehur se “të korruptuarit nuk luftojnë dot korrupsionin”.

I ftuar në studion e “Open” në News24, Balliu ka sulmuar socialistët që ishin në sallën ky kryeministri Rama foli për mbi 2 orë, ndërsa tha se sipas tij, “të gjithë në sallë kanë në kurriz nga një aferë korruptive”.

“Të korruptuarit nuk luftojnë dot korrupsionin. Kë do bëjë kryetar të komisionit ky, Ndrecën apo Xhaçkën e Himarës. Ky i ka të gjithë hajdutë. Ata gjithsecili në sallë kanë nga një aferë korruptive në kurriz”, tha Balliu.

Ndër të tjera, ai u ndal tek reforma në drejtësi ku tha “ishte për të hetuar politikanë të korruptuar, është kthyer në kamzhik për opozitën”.

“Të korruptuarit nuk luftojnë dot korrupsionin. Kë do bëjë kryetar të komisionit ky, Ndrecën apo Xhaçkën e Himarës. Ky i ka të gjithë hajdutë. Ata gjithsecili në sallë kanë nga një aferë korruptive në kurriz. Reforma në drejtësi ishte për të hetuar politikanë të korruptuar, është kthyer në kamzhik për opozitën. Merr Tahirin 6 muaj, e nxjerr miliarder. Ku janë lekët e inceneratorëve? Edhe gruaja e Veliajt e përfshirë me inceneratorët, ky nuk dinte gjë as për gruan.

Rama sot ka një problem tjetër, duhet të thotë se është gati të japë gjithë këta, vetëm të ruhet vetë. Sot ai thotë, urdhëroni, për drejtësinë e jap Veliajn, por kujdes me mua. Rilindja është një anije që po mbytet. Ky për të zgjatur pushtetin e vetë, do hedhë peshat e rënda që po mbysin anijen. Kush është peshë, Veliaj, ai nuk ka shpëtim. Është e mbyllur.

Pamja ishte qesharake, vetëm ky dhe Fidel Castro flasin nga 2 orë pa ndalim. Këta që nuk i pipëtin zëri për 2 orë e 15 minuta para këtij mendoni se mund të vjedhin pa dijeninë e tij? Këta tani kanë armiq njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re