Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dorëzuar në SPAK disa padi që lidhen me atë që opozita e konsideron krim zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, Noka tha se sot kanë paraqitur padi për Majlida Bufin, kryebashkiake e Roskovecit dhe aplikacionin “Aktivisti”. Sipas Nokës, për këto dy raste ka edhe një hetim penal.

Ai theksoi se kanë paraqitur prova që vërtetojnë se janë kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët dhe administrata.

Flamur Noka: Në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese për të devijuar dhe dhune votën dhe për aktivistin që po ashtu shantazhonte administratën. Të dyja janë krime të rënda dhe ne do ti shkojmë deri në fund. Të gjitha provat janë dorëzuar. Fakti që jam unë këtu do të thotë që hetim penal ka për çështjen e aktivistit dhe për Bufin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re