Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, njëherazi dhe kryesuesi i listës së kandidatëve në këtë qark, Ardit Çela, në një komunikatë për mediat, ka renditur të gjithë problemet që sipas tij ka ky qark, e që më së shumti lidhen me keqqeverisjen e pushtetit lokal.
Çela thotë se Këshilli Bashkiak i Skraparit, para një muaji, nuk miratoi kërkesën kryetarit të bashkisë, për të punësuar 4 punonjës të rinj, për mirëmbajtjen e rrugëve, me një kontratë 6 mujore.
Pas kësaj, sipas Çelës, i është ushtruar presion anëtarëve të këshillit. Vendimin e kryetarit të bashkisë për të punësuar këta punonjës, Çela e cilësoi si një hap me qëllim elektoral.

Përshëndetje te gjithëve,

E kemi thirrur kete komunikim me mediat per t’iu drejtuar te gjithe opinionit publik ne Skrapar, ne qarkun e Beratit por edhe me gjere, per te denoncuar papergjegjshmerine, paligjshmerine dhe perdorimin militant te pushtetit lokal nga i emeruari i rilindjes ne krye te Bashkise Skrapar.

Ne fund te vitit te vitit te kaluar, Keshilli i Bashkise se Skraparit miratoi buxhetin per vitin pasardhes, nje buxhet qe nuk adresonte realisht problemet e qytetareve, por qe kujdesej per te perdorur taksat e qytetareve te varfer te Skraparit per makina lluksoze ne sherbim te te emeruarve ne krye te bashkise.

Befas, ne Shkurt te ketij viti, Kryetari i Bashkise kupton se buxheti qe kishte kerkuar per miratim nuk ishte ai i duhuri. Befas kupton se nuk ka kush te mbledhe leket e rezervuarve. Befas kupton se te gjitha rruget e Skraparit tashme do t’i mirembanin 4 punonjes te rinj, me 30.000 leke ne muaj, me kontrate 6 mujore.

Tallje, me leket e qytetareve.
Tallje, me taksat e skrapalinjve.
Perdorim i paster i pushtetit lokal, per interesa politike ne prag te zgjedhjeve.

Por çfarë ndodhi?
Pas denoncimit tim ne media, Këshilli Bashkiak Socialist reagoi ne rastin konkret me shume integritet, dhe me shumice derrmuese votash rrezon kryebashkiakun rilindas. Kerkesa nuk u miratua.

Sot, jemi fiks nje muaj pas ketij momenti. Shume zhvillime politike kane ndodhur. Rilindasit i lane hesapet me deputetet socialist, nje e perzune, e tjetren e rehabilituan me transferim.

Fiks nje muaj pasi Keshilli Bashkiak Socialist i Skraparit e rrezoi kerkesen e te emeruarit te rilindjes ne krye te bashkise, i emeruari e ridepoziton kerkesen e tij.

30 dite para zgjedhjeve, rilindjes i duhet te hape 8 vende pune me kontrate provizore, duke shperdoruar keshtu taksat, mundin dhe djersen e Skrapalinjve.

Cfare ka ndodhur?
Presion i hapur me buken e gojes ndaj keshilltareve socialist, qe te miratojne sot, ate qe rrezuan para 1 muaji. Presion me buken e gojes, qe t’iu marrin nderin dhe dinjitetin.

E denoncojme dhe e denojme kete veprimtari si abuzim te paster te pushtetit, dhe ju them shume sinqerisht, se nuk ka miqesi apo krushqi, biologjike apo politike, qe te amnistoje neser, veprimtarine e paligjshme te sotme.

Perfitoj me kete rast t’i drejtohem edhe te gjithe drejtuesve te tjere te pushtetit lokal apo te institucioneve. Beni kujdes. Mos u beni presion punonjesve. Mos u beni presion bizneseve, mos u beni presion njerezve. Çdo gje mbahet shenim. Zbatoni ligjin. Beni detyren, dhe mos u perdorni nga ata qe sot ju rrahin shpatullat, sepse ata neser nuk do mbrojne dot as veten.

Mos mendoni se do t’ju jete njeri mirenjohes, pasi ju vete e pate shume mire sesa mirenjohese ishte rilindja me deputetin socialist te Skraparit.

Duhet ta kuptoni qe rilindja ka mbaruar.
Jane 30 ditet e fundit te saj.
Asgje nuk e ndal shpartallimim e saj ne te gjithe Shqiperine.